Sherbime Kontabiliteti


Kontabiliteti ashtu si çdo komunikim mbrenda biznesit edhe ky informacion duhet të jetë i shpejtë,i saktë në kohë reale, i kuptueshëm dhe i përshtatur që t’i shërbejë qëllimit të marrjes së vendimeve. Stafi ynë profesional mund t’ju ndihmojë duke përgatitur raporte të ndryshme financiare ose duke ofruar shërbim të plotë të mbajtjes së librave kontabël.
Duke ju dhënë mundësi që stafi menxhues i kompanisë tuaj të fokusohet në drejtimin e biznesit tuaj. Ne do të fokusohemi që të punojmë së bashku për të planifikuar punën tonë të përditshme,në menaxhimin e sistemit të kontabilitetit, si burim i pazëvendësueshëm për ofrimin e informatave për marrjen e vendimeve të drejta dhe në kohë reale.
Ofrojmë të gjitha shërbimet e kontabilitetit duke filluar nga regjistrimet fillestare e deri te përgatitja e pasqyrave financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar.